Kronika 23 June 2026, 12:38 Nga VNA

Gjykata lë në burg Besnik Koldreun, mohon përfshirjen në vrasjen e çiftit Mujeci

Ndaje në Whatsapp

photo-output-99.jpeg

Gjykata e Lezhës i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Besnik Koldreut. Ai dyshohet si bashkëpunëtor i autorëve të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren të Lezhës. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, Koldreu pretendoi se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Ai ka deklaruar se punon prej vitesh në Mal të Zi, ku edhe u arrestua, dhe se nuk kishte asnjë dijeni se si automjeti i përdorur në ngjarje u gjet në ambientet e jashtme të banesës së tij në Torovicë. Koldreu u arrestua në Ulqin gjatë një aksioni të përbashkët mes dy policive.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ndërkohë, Renato Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Adriano Mhillaj, të dyshuar si ekzekutorë të çiftit Mujeci, vijojnë ende të jenë në arrati.

Vrasja e çiftit ndodhi më 26 prill në aksin rrugor Balldre–Torovicë, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre për në banesë, pasi kishin festuar një festë fetare. Sipas prokurorisë, krimi ka si motiv gjakmarrjen, pasi Kreshnik Mujeci kishte qenë i dyshuar, bashkë me kushëririn Jozef Mujeci, për vrasjen e Genc Mhillaj. Kreshnik Mujeci ishte shpallur i pafajshëm për këtë ngjarje.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme