Kronika 23 June 2026, 17:39 Nga VNA

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa

Ndaje në Whatsapp

vdfvfd.jpg

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar në Dubai, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas SPAK, Pepa dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të goditur gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë nxjerrë në pah dyshime se organizata kriminale ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të ndryshme të Europës.

Autoritetet dyshojnë se fitimet e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar më pas në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, me synimin për të pastruar paratë dhe për të fshehur origjinën e tyre.

Arrestimi i Pepës u bë i mundur falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të nisin në ditët në vijim.

Operacioni konsiderohet një tjetër goditje e SPAK ndaj rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemave të pastrimit të parave që dyshohet se operojnë prej vitesh në rajon.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme