Kronika 23 June 2026, 14:14 Nga VNA

Strasburgu konstaton shkelje në vettingun ndaj Gentian Osmanit, urdhëron dëmshpërblim dhe mundësi rihapjeje të procesit

Ndaje në Whatsapp

FDVFVDFVDFV.PNG

Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje të rënda në procesin e vettingut ndaj ish-prokurorit të Krimeve të Rënda dhe ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, dhe u rekomandon institucioneve shqiptare të rihapin procedurat e rivlerësimit kalimtar, nëse subjekti do të paraqesë kërkesë.

Në vendimin përfundimtar, Strasburgu konstatoi se shkarkimi i Osmanit ishte kryer në shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për respektimin e jetës private.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2019, pas ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e kishte konfirmuar në detyrë.

Në vendimin e shkarkimit, autoritetet shqiptare kishin konstatuar mungesë të burimeve të ligjshme financiare për disa vite (2011 dhe 2013), duke arritur në përfundimin se familja nuk kishte justifikuar plotësisht shpenzimet dhe kursimet e deklaruara.

Por Strasburgu vlerësoi se shkarkimi ishte joproporcional, duke theksuar se problemi kryesor lidhej me mënyrën formale të deklarimit të kursimeve dhe jo me prova të mjaftueshme për pasuri të paligjshme apo fshehje të aseteve. Gjykata vuri në dukje gjithashtu se bashkëshortja e tij, e cila iu nënshtrua një vlerësimi të ngjashëm, u konfirmua në detyrë, çka ngriti pyetje mbi konsistencën dhe proporcionalitetin e vendimeve të autoriteteve shqiptare.

Në vendim theksohet se shkarkimi i prokurorit kishte pasoja të rënda në jetën e tij private dhe profesionale dhe nuk ishte i justifikuar në mënyrë të mjaftueshme në raport me qëllimet e procesit të vettingut. Si rezultat, gjykata vendosi se Shqipëria ka shkelur nenin 8 të Konventës dhe urdhëroi dëmshpërblim në vlerën 6,000 euro për dëme jopasurore dhe 5,000 euro për shpenzime ligjore.

Gjykata gjithashtu rekomandoi që, nëse kërkohet nga pala paditëse, autoritetet shqiptare të shqyrtojnë rihapjen e procedurave të vettingut në përputhje me standardet e Konventës Evropiane. Strasburgu ka vendosur po ashtu edhe në favor të Ferdinand Elezit, ish-prokuror i Apelit Durrës dhe Izet Kadanës, ish-kryetar i Gjykatës së Pukës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme