Kronika 23 June 2026, 13:50 Nga VNA

Dëshmitari në gjyqin ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli: Nuk pati as presion, as përfitime për votën

Ndaje në Whatsapp

fvdfdvfvd.jpg

Në procesin ndaj Kristian Shkrelit, kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, u dëgjuan dëshmitë e radhës.
Aleksandër Dodani u rrëfye para trupës gjykuese, pasi ishte në listën e dëshmitarëve të SPAK. Shkreli akuzohet për korrupsion zgjedhor.

Dëshmia

Dëshmitar: Kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve u qëndroj.

SPAK: Jeni në dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve?

Dëshmitari: Jo.

SPAK: A e njihni Kristian Shkrelin?

Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës.

SPAK: Në vitin e kaluar, më 11 maj 2025, janë mbajtur zgjedhjet. A keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale?

Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam një mik timin aty në Araç. Zona jonë është e ndarë PS, PD. Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Kristian Shkreli më ka marrë në telefon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të votojë për PS, por ai është demokrat.

Avokati: Ju kërkoi votën kundrejt ndonjë përfitimi?

Dëshmitari: Jo.

Avokati: Kristiani ju ka bërë ndonjë presion?

Dëshmitari: Absolutisht jo.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme