
Klevion Ahmetaj (i njohur si Cllevio) ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut, ku ka rrëfyer marrëdhënien me këtë të fundit dhe përplasjen fizike me këngëtarin Rigels Rajku (i njohur si Noizy). Ahmetaj sqaroi se me Haxhiun ka vetëm njohje të vjetër fëmijërie e fqinjësie në Lushnje, por nuk ka pasur asnjë kontakt apo telefonatë me të prej vitit 2014, kur u arrestua për të vuajtur një dënim me burg deri në vitin 2020.
Lidhur me sherrin me Noizyn, dëshmitari tregoi se konflikti nisi në formë "diss-i" muzikor për qëllime fame. Ai rrëfeu se kur shkoi në lokalin e këngëtarit në Durrës për t'i kërkuar falje, u sulmua fizikisht nga Noizy dhe rreth 12 anëtarë të grupit OTR, duke pësuar dëmtime serioze në kokë dhe brinjë. Ahmetaj shtoi se lajmin për shpërthimin me tritol në lokalin e Noizyt e mori vesh nga shokët e burgut, ku ndodhej i arrestuar për thyerje të masës së sigurisë, duke mohuar që Laert Haxhiu të kishte gisht në atë ngjarje.
Dlëshmia e plotë e Ahmetajt:
Nuk kam asnje lidhje me te pandehurit as familjare as miqsore.Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj ne Lushnje Laerti eshte jo me larg se 150 m larg shtepise time.Jemi rrit bashk nihemi familjarisht. 2007 kemi luajtur futboll.Kam qene ne amerike dhe kur u ktheja rrija ne Lushnje.Kur e kam njohur Laertin ka qene pa pune.Viteve te fundit un se kam takur hic.Vij nga Usa 2013 dhe ne 2014 bie ne burg dhe kam dal ne 2020 nga burgu dhe nuk jam takur më me te.Burgun e kam vuajtur 313 302 Fier dhe Durres.As telefonate dhe asnje lloj kontakti nuk kam pas me Laertin.
Me Rigles Rajkun e kam te njohur, njohuri artistike.Ai ështe muzikant i njohur dhe un kam qene muzikat i panjohur.Ky Rigles Rajku per te marr fame shante Viktor Paloken i njohur si Unikatili.Ne kur na shante Noizy ishim ne Amerike.Pas 15-20 viteve ia kthej edhe un muzikem duke share Noizyn.Un jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike.Kur dola ne 2020 doja tu behesha i famshem, dhe fillova te ngacojme në menyre artistike quhet Dise.Dhe kur bera kengen u bera i famshem dhe po me pelqente.
Dhe nje dite te bukur i thash vetes boll me dise dhe shkova ti kerkoja falje.Ishe I shoqeruar ate dite ne Durres.Kur shkova te lokali Zins ne Currila u parkova dhe i thash mos dilni nga makina.
Kur vajta aty doli Rigles Rajku djali i Bashkimit dhe 12 vete.Aty me rrafen me shkelim koken me kembe.Pata mpiksje gjaku ne koke.Shkova me spital u mjekova dhe u arrestova se isha ne arrest shtepie dhe perfundova me burg.
Un e kisha njoftu se po i shkoja te lokali dhe kisha hap instagramin live dhe thoja qe po shkoi ne Durres te Noizy.Kur hyra te lokali ishte nje roje i thash i ma thirr Noizyn ai erdhi per 24 sekonda dhe erdhi bashk me banden e tij OTR.Nuk i njoh kush ishin ato qe shoqeronin Noizyn.Kur erdhi Noyzi un hoqa syzet per ta rrespektu dhe ate moment me qelloi me grusht dhe me qelluam 6-8 veta.
U perfshi ne sherr dhe dy shoket e mi qe njerit iu thyem dhembet.
Un kam pas demtime koke dhe brinj.Per kte ngjarjë kam dhene deklarat ku kam qene ne IEVP Fier.Nenen e kisha ne Shqiperi te tjeret ishin ne Amerike.Eshte dokumentuar me pamje filmike dhe me qellojne.Nuk mendova te hakmerresha ndaj Noyzit.Lajmin per shperthimin me tritol të lokali i Noizyt e dogjova nga shoket e burgut.Kur shkova ne sektor e mora vesh qe kishte ndodh shperthimi pas disa diteve.Pastaj me therret nje oficer policie ne Durres dhe me thote se ka nje hëtim per shperthimin me tritol.
Un i thash se nuk e di kush ja ka vendos tritolin se isha me burg.E mendova me vete kush mund ta kete bere, e mendova se mund ta kishte bere BABA. Nuk me ka ardh asnje llaf qe Laerti ta kete bere kete gje.Marjus Tahanin nuk e njoh fare.Nuk pajtohemi me Riglesin






















