Kronika 25 June 2026, 08:35 Nga VNA

“Perandoria” e kokainës/ Eldi Dizdari - Shpëtim Aliut: Jo 3, po 10 tonë në javë përballoj. I transferoi 8 mln euro në 3 javë

Ndaje në Whatsapp
“Perandoria” e kokainës/ Eldi Dizdari - Shpëtim Aliut: Jo

Hetimet e SPAK që goditën “perandorinë” e kokainës që drejtohej nga elbasanlliu Salvatore alias Shpëtim Aliu, zbuluan se Eldi Dizdari, një prej personazheve më të rëndësishëm të narkotrafikut, ishte i aftë të nxirrte nga portet e Europës deri në 10 tonë kokainë në javë.

Në një nga bisedat në Sky ECC, Dizdari i kërkon Aliut t’i nisë kokainë pa limit, pasi mund ta presë në Europë, deri në 10 tonë kokainë.

“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”, shkruan Dizdari.

Ky i fundit porosiste tonelata drogë te Shpëtim Aliu e kjo konfirmohet ndër të tjera edhe nga fakti se vetëm brenda 3 javësh i ka transferuar elbasanlliut 8 mln euro drejt Ekuadorit.

Salvatore Aliu furnizonte me kokainë disa grupe kriminale të drejtuara nga Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Sokol Bibaj e Dritan Gjika, e po ashtu nga Jetmir Pepaj.

Detajet e dosjes hetimore

Më 11 maj 2020 në Antverp është sekuestruar një sasi prej 700 kg kokainë, e cila është gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i cili ishte shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Lidhur me këtë episod, SPAK ka siguruar të dhënat e një grupi në Sky ECC, i krijuar nga Armando Pacani ku komunikonte me Salvatore alias Shpëtim Aliun dhe Eldi Dizdarin alias Denis Matoshi. Në grup Pacani ka dërguar një foto. Më poshtë komentojnë Dizdari e Aliu.

Dizdari: I pe lajmet?

Aliu: Po ku është ajo vëlla, se e njëjta?

Dizdari: 613 ka qenë data 11 maj, e hënë, ku është kap kuti nga Kina, çdo detaj.

Aliu: Ah e jona.

Kjo bisedë sipas SPAK përputhet me përmbajtjen e emailit të 23 majit 2026, përcjellë nga autoritetet belge, nga ku rezulton se sasia prej 698.60 kg kokainë u gjet në një kontejner të ardhur nga Kina.

Nga analizimi i komunikimeve mes Eldi Dizdarit dhe Shpëtim Aliut, rezulton se ata kanë mbajtur kontakte të rregullta në lidhje me trafikimin e kokainës.

Eldi Dizdari ka bashkëpunuar me Aliun për organizimin e dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt porteve europiane dhe ky bashkëpunim ka ndodhur para dhe pas arrestimit të Dizdarit në Dubai. Referuar të dhënave, Dizdari dhe Armando Pacani i kanë dërguar Shpëtim Aliut miliona euro në vende të ndryshme si Ekuador, Kolumbi, Itali e Shqipëri, si pagesa për kokainën e siguruar dhe dërguar nga Aliu për llogari të Eldi Dizdarit.

Nga këto komunikime dalin qartë rolet e këtyre dy shtetasve; Salvatore alias Shpëtim Aliu në rolin e siguruesit e organizatorit të nisjes së ngarkesave me kokainë për llogari të Dizdarit, ndërsa ky i fundit porositës dhe financues i ngarkesave me kokainë tek Salvatore Aliu. Porositë e Dizdarit janë në sasi të konsiderueshme (tonelata), ndërkohë që rezulton se Dizdari siguron se ai ka dalje të sigurta të kokainës në portin e Anversit dhe jo vetëm.

Dizdari i kërkon Aliut që vetëm t’i nisë kontejnerë të kontaminuar me kokainë drejt Europës, pasi në çfarëdo mënyre që do e nisë Aliu, ai është në gjendje t’i nxjerrë me sukses nga portet në Europë.

Në një bisedë të datës 28 gusht 2020, Dizdari i tregon Aliut se ky i fundit mund t’i nisë kokainë pa limit, pasi mund ta presë në Europë, deri në 10 tonë.

“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”, shkruan ndër të tjera Dizdari.

Dizdari e porosit Aliun që t’i dërgojë një ngarkesë me kokainë prej 2-3 tonësh nga Ekuadori drejt Europës, duke i shpjeguar që t’ia bëjë me çfarëdo metode fshehjeje, me çanta në kontejnerë jo frigoriferikë (të thatë) ose me kontejnerë frigoriferikë, duke i treguar se ka aftësinë për të nxjerrë të gjithë kontejnerin jashtë portit, me qëllim nxjerrjen e kokainës.

“Ok, bëje tropical, 2.5-3 sa të duash”, “vëlla ma bëj tropicalin”, “ma bëj dhe një me çanta të thatë ose frigorifer”, “e nxjerr komplet kutinë jashtë”, “atë me çanta mos e bëj më shumë se 2” – shkruan ndër të tjera Dizdari.

Në chat-in e krijuar nga Armando Pacani janë regjistruar komunikime mes Aliut dhe Dizdarit, të realizuara nga data 7 shtator 2020 – 14 shtator 2020. Në këto komunikime me interes janë llogaritë që këta shtetas kanë me njëri-tjetrin dhe sasitë e dërguara të parave nëpërmjet sistemit Havala nga Dizdari tek Aliu.

Më datë 7 nëntor 2020, Dizdari i dërgon Aliut një foto të parave të dërguara drejt Ekuadorit sipas datave, në një shumë totale prej 8 mln euro për periudhën 14 gusht – 6 shtator.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme