Kronika 25 June 2026, 20:59 Nga VNA

ILD kërkon në Gjykatën Kushtetuese procedim disiplinor për anëtarin e KLP, Olger Eminaj

Ndaje në Whatsapp
ILD kërkon në Gjykatën Kushtetuese procedim disiplinor për

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për nisjen e procedimit disiplinor ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Olger Eminaj. Kërkesa është depozituar më 18 qershor.

Procedimi vjen pasi ndaj Eminajt u zhvillua një hetim disiplinor, i nisur pas publikimit të disa komunikimeve me një qytetare gjatë orarit zyrtar të punës.

Sipas të dhënave, ankuesja i ishte drejtuar KLP-së për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë, ndërsa ILD dyshon se sjellja e anëtarit të KLP mund të përbëjë shkelje disiplinore. Tashmë pritet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën e ILD-së dhe të vendosë mbi vijimin e procedurës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme