Kronika 25 June 2026, 18:56 Nga VNA

Procedohen 11 persona për bllokimin e akseve rrugore gjatë tubimeve në Tiranë 

Ndaje në Whatsapp
Procedohen 11 persona për bllokimin e akseve rrugore gjatë tubimeve

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 qytetarë në lidhje me tubimet e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 2026, të cilat, sipas autoriteteve, kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Shtetasit janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë orientuar dhe zhvilluar tubimet në zona të ndryshme nga ato të njoftuara zyrtarisht.

Konkretisht, aktivitetet janë zhvendosur në kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”, në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës, si dhe në kryqëzimin e së njëjtës rrugë me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Sipas policisë, zhvillimi i tubimeve në këto pika me fluks të lartë lëvizjeje ka sjellë pengesa në qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve, duke shkaktuar bllokime të përkohshme në trafik.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme