Kronika 27 June 2026, 12:35 Nga VNA

Hetimet për helmimin e 64 studentëve: Prokuroria merr në pyetje drejtorin e AKU-së për Tiranën, sekuestrohet dosja për SORI-AL

Ndaje në Whatsapp

fdvfvdvd.PNG

Prokuroria e Tiranës është duke hetuar rolin e zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, që dyshohet të ketë ardhur për shkak të ushqimit që shërbehet katering nga kompania SORI-AL, e lidhur me biznesmenin Nikolin Jaka.

Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se është marrë në pyetje Erand Muharremi, drejtori i komanduar i AKU-së për Tiranën, lidhur me kontrollet e kryera ndaj shoqërisë SORI-AL, si dhe janë sekuestruar të gjitha dokumentet dhe praktikat në këtë drejtim.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik i Policisë së Tiranës, mbi bazën e detyrave të lëna nga Prokuroria, ka marrë dëshminë edhe të dy inspektorëve të AKU-së, ndërsa dy të tjerë do të merren në pyetje gjatë javës.

Hetuesit kanë sekuestruar ndërkohë të gjitha dokumentet pranë AKU-së, për të verifikuar nëse kompania SORI-AL i është nënshtruar kontrollit sipas parashikimeve ligjore.

Prokuroria pret ndërkohë analizat zyrtare, përmes të cilave do të përcaktohet shkaku i helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilët u paraqitën në spital me dhimbje barku, të vjella, temperaturë etj. Kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë së Sigurisë janë helmuar dhe dyshohet si pasojë e ushqimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme