Kronika 27 June 2026, 13:56 Nga VNA

Procedohen penalisht 15 protestues pas tubimit të mbrëmshëm në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.PNG

Me shtimin e numrit të protestave kundër qeverisë, edhe Policia e Shtetit ka intensifikuar procedimet penale ndaj pjesëmarrësve në tubime. Edhe gjatë ditës së sotme, policia njoftoi procedimin penal të 15 shtetasve, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, procedimi erdhi pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, ku u proceduan shtetasit me iniciale A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K.

Policia bën me dije se protesta ishte njoftuar të zhvillohej nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Megjithatë, sipas autoriteteve, protestuesit kanë vijuar lëvizjen edhe në disa akse të tjera rrugore të Tiranës, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Sipas policisë, lëvizjet janë kryer përtej orarit dhe perimetrit të miratuar zyrtarisht për zhvillimin e tubimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme