Kronika 28 June 2026, 09:51 Nga VNA

Ndërron jetë një i paraburgosur në Shkodër 

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë një i paraburgosur në Shkodër 

Një i paraburgosur ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas shqetësimeve që paraqiti në qeli ku ishte bashkë me të birin. 

"Në orët e para të mëngjesit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor.

Personeli shëndetësor i institucionit i ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut", njoftuan Burgjet. 

Më tej sqarojnë se gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme