Kronika 30 June 2026, 14:07 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e vilës në Dhërmi, dyshohet si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp

fdfvdfv.jpg

Vila luksoze në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, e cila sipas SPAK është pasuri e fshehur e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, do të vijojë të mbetet nën sekuestro.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, pasi shqyrtoi ankimin e bërë nga ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare, vendosi ta rrëzojë atë dhe të lërë në fuqi sekuestron mbi vilën.

Prona figuron në emër të Tares, por SPAK thotë se ajo zotërohet në mënyrë të tërthortë nga Balluku, e cila dyshohet se e ka marrë si ryshfet nga kompania “Eurocol”, në kohën kur ishte drejtoreshë e “Alkontrol” dhe i ka dhënë tender kësaj kompanie.

Ish-numri dy i qeverisë, njëkohësisht ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve, korrupsion dhe pastrim parash.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme