Kronika 30 June 2026, 17:43 Nga VNA

Policia korrigjon bilancin e aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës: Një viktimë, 12 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Policia korrigjon bilancin e aksidentit në autostradën

Policia e Tiranës ka korrigjuar bilancin e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, duke saktësuar se nga ngjarja ka humbur jetën një person dhe jo dy, siç u deklarua fillimisht.

Më herët, drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, njoftoi se aksidenti kishte shkaktuar dy viktima dhe 15 të plagosur. Megjithatë, pas verifikimeve dhe saktësimit të informacionit, Policia e Shtetit bëri me dije se viktima e vetme është drejtuesi i autobusit, R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Sipas policisë, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 12 pasagjerë dhe jo 15, siç u raportua fillimisht. Prej tyre, shtatë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia sqaron se konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, ai u transportua në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme