Kronika 1 July 2026, 09:58 Nga VNA

Aksidenti Tiranë-Durrës, 6 pacientë dalin nga spitali, 8-vjeçari dhe dy gra vijojnë trajtim intensiv

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti Tiranë-Durrës, 6 pacientë dalin nga spitali,

Spitali Universitar i Traumës ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e të plagosurve nga aksidenti tragjik i ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i autobusit dhe mbetën të lënduar disa pasagjerë.


Sipas SUT, ekipi multidisiplinar ka qenë në gatishmëri të plotë dhe ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e pacientëve.


Pesë pacientë, të cilët një ditë më parë ishin paraqitur koshientë dhe të stabilizuar, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, pas marrjes së trajtimit sipas protokolleve mjekësore dhe me këshillën e mjekëve. Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të dalë nga spitali gjatë ditës, pasi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.


Në Reanimacion vijon të trajtohet një fëmijë 8-vjeçar, i cili paraqitet me parametra jetësorë stabël. Po ashtu, në reanimacion ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është nën monitorim intensiv. Mjekët bëjnë me dije se ajo ka parametra jetësorë stabël, por mbetet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra në aksident.


Ndërkohë, një 14-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në pavion, nën kujdesin e stafit mjekësor, pasi ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme.


Sa i përket pacientëve që ndodhen ende në observimin e Urgjencës dhe që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, Spitali i Traumës bën të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe ata do të vijojnë të qëndrojnë nën monitorim intensiv. Mes tyre është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeç.

 

Njoftimi plotë nga Spitali Traumës

 

*Informacion i përditësuar*


Spitali Universitar i Traumës njofton se ekipi multidisiplinar i SUT ka qenë në gatishmëri dhe ka ndjekur në dinamikë pacientët e përfshirë në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës.

5 pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë nga mjeku. 

Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të largohet nga spitali gjatë ditës, jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillë nga mjekët.

I mituri 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e SUT, me parametra jetësorë stabël.

Gjithashtu, në Reanimacion ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është në monitorim intensiv. Ajo paraqitet me parametra jetësorë stabël, por në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të shumta të marra.

Fëmija 14-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në pavion, nën kujdesin e stafit mjekësor, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Sa i përket pacientëve që ndodhen ende në observimin e Urgjencës dhe që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim intensiv. Ndër ta është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeç.

 

 

Video

Ish-drejtuesi i Policisë, Krenar Ahmeti, në protestë: “Jo dhunë”

Më ka dhënë Rama 50 mijë lek bonus, por unë me to do vij 5 herë nga Elbasani në Tiranë për protestën…

Si të shoqëron policia kur qëllon me vezë deputetët…. Dhe si shoqëron kur trafiko drogë me tonelata Moisi Habilaj

“Nuk është paraja ajo që përcakton dinjitetin e njeriut.” Kjo ishte një nga mesazhet e Lizandër Saraçit në protestën e sotme para Kryeministrisë. Edi Rama mund të blejë shumë gjëra, por jo dinjitetin e qytetarëve që vazhdojnë të protestojnë çdo ditë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme