Kronika 2 July 2026, 11:05 Nga VNA

Arratiset nga arresti shtëpiak Hasan Ferracaku, i dyshuar për masakrën e Velipojës

Ndaje në Whatsapp

bfdbfg.jpg

Hasan Ferracaku, një nga personat e akuzuar si autor i masakrës së Velipojës, është arratisur nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ku ndodhej pasi i kishin përfunduar afatet maksimale të paraburgimit.

Sipas informacioneve paraprake, Ferracaku nuk është gjetur në banesën ku duhej të qëndronte në zbatim të vendimit të gjykatës. Autoritetet kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ferracaku akuzohet për përfshirje në atë që njihet si masakra e Velipojës, një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit. Në përplasjen me armë, e shkaktuar nga konflikti për administrimin e biznesit të shezllongeve në plazh, mbetën të vrarë katër persona: Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, Xhovani Gocaj, 25 vjeç, Edmond Gocaj, 38 vjeç, dhe Musaen Zeneli.

Arratisja e tij ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e mekanizmave të kontrollit për personat që ndodhen në arrest shtëpie. Ngjarja vjen vetëm pak javë pasi në Policinë e Shkodrës u kryen ndryshime në drejtim, një periudhë e shoqëruar me vështirësi në organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese. Largimi i një të pandehuri të profilit të lartë nga masa e sigurisë pritet të sjellë verifikime për përgjegjësitë institucionale dhe mënyrën si është ushtruar mbikëqyrja ndaj tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme