Kronika 1 July 2026, 22:50 Nga VNA

Agjentët e BKH arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin Adi Çobo

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbb.jpg

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan në Durrës Adi Çobo Bazholin. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane per grup kriminal dhe trafik droge.

Çobo sipas burimeve fshihej në një banesë ne qytetin bregdetar.

Ai është i akuzuar në dosjen “Ura” bashkë me Elvis Doçin i njohur si Visi i Pojës. Në aksionin për kapjen e tij nuk është përfshirë Policia e Shtetit.

Sot kryeprokurori i SPAK Klodian Braho foli për ngritjen e një strukture brenda Prokurorisë së Posaçme që të bënte vet arrestimet. Ai la të kuptohet se policia nuk është në nivelin e duhur për arrestimin e personave në kërkim.

“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëj vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme