Kronika 2 July 2026, 10:14 Nga VNA

Tensione para Kuvendit: protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona

Ndaje në Whatsapp

fdvfvddv.jpg

Tensione dhe përplasje janë regjistruar paraditen e sotme para Kuvendit, ku protestuesit u grumbulluan që në orët e para të mëngjesit, ndërsa në ambientet e Parlamentit zhvillohej seanca plenare.

Zona është blinduar nga masa të rrepta sigurie, me gardhe metalike, autoblinda dhe autobotë uji, por situata u tensionua menjëherë pas mbërritjes së protestuesve të parë. Një incident u shënua në momentin kur automjeti i Kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi, mbërriti pranë Kuvendit, ku një protestuese hodhi miell në drejtim të makinës së tij.

Tensionet nuk u drejtuan vetëm ndaj mazhorancës. Në momentin e mbërritjes së disa deputetëve të Partisë Demokratike, protestuesit shpërthyen në thirrje kundër opozitës, duke i cilësuar ata si “opozitë e shitur”, çka dëshmoi revoltën e qytetarëve ndaj gjithë klasës politike.

Situata u përshkallëzua më tej kur një grup protestuesish tentoi të çante perimetrin e sigurisë, duke tërhequr dhe shkulur gardhin metalik pranë hyrjes së Pedonales, në afërsi të Kuvendit. Forcat e policisë ndërhynë për të zmbrapsur turmën, ndërsa përdorën edhe spraj lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Gjatë tensioneve u raportuan edhe shoqërimet e para nga Policia e Shtetit. Mes personave të ndaluar ndodhet edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të shoqërimit të tij.

Protesta është shoqëruar me përplasje fizike dhe incidente të shumta, ku një protestues ka mbetur i lënduar. Disa qytetarë kanë pasur probleme shëndetësore pas përdorimit të sprajit djegës nga policia, duke marrë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Ndërkohë, situata në zonën përreth Parlamentit vijon të mbetet e tensionuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme