
Ky është momenti i arrestimit të Adi Çobos dje në Durrës nga agjentët e BKH-së.
Çobo u arrestua për llogari të autoriteteve italiane pasi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Ura. Ai akuzohet si një nga bashkëpunëtorët kryesorë te Elvis Doçit i njohur si Visi i Pojës.
Në aksionin për kapjen e tij nuk është përfshirë Policia e Shtetit.
Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho foli dje në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore për ngritjen e një strukture brenda Prokurorisë së Posaçme që të bënte vet arrestimet. Ai la të kuptohet se policia nuk është në nivelin e duhur për arrestimin e personave në kërkim.





















