Kronika 2 July 2026, 14:04 Nga VNA

Përplasjet para Kuvendit: 18 të arrestuar dhe 9 policë të lënduar pas protestës

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.jpeg

Policia ka arrestuar 18 persona në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme para Kuvendit, e cila u shoqërua me incidente dhe tensione në zonën përreth godinës parlamentare.

Sipas autoriteteve, protestuesit kanë shkaktuar përplasje dhe dëme materiale, përfshirë edhe dëmtimin e disa automjeteve të policisë. Si pasojë e situatës së krijuar, 9 efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor.

Gjatë zhvillimeve në terren, policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës. Ndërkohë, forcat e rendit kanë mundësuar edhe daljen e deputetëve nga ambientet e Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare.

Në protestë janë raportuar edhe persona të lënduar nga radhët e protestuesve, të cilëve u është ofruar ndihma e parë mjekësore nga autoambulancat e pranishme pranë zonës së Parlamentit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme