Kronika 2 July 2026, 16:02 Nga VNA

Inceneratori i Tiranës, SPAK nxjerr njoftimin: Dërgon për gjykim Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe 10 të tjerë

Ndaje në Whatsapp

jhjhh.png

SPAK ka mbyllur zyrtarisht hetimet për çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe e ka dërguar dosjen për gjykim. Në total, organi i akuzës ka marrë të pandehur 12 persona dhe dy kompani private. Të gjithë këta individë akuzohen se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në qendër të akuzave janë biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët dyshohen për vepra të rënda si mashtrimi dhe pastrimi i parave. Përveç tyre, pjesë e dosjes janë edhe shtetasit Dashamir Ymeraj e Arjola Kodra, kjo e fundit e akuzuar edhe për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, tetë persona të tjerë, mes të cilëve edhe disa shtetas të huaj, do të gjykohen specifikisht për pastrim parash brenda grupit kriminal.

Pjesë e procesit gjyqësor do të jenë edhe dy subjekte juridike që lidhen drejtpërdrejt me menaxhimin e mbetjeve dhe teknologjinë. Kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. do të përballet me ligjin për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash. Nga ana tjetër, shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. akuzohet gjithashtu për korrupsion aktiv dhe të njëjtat vepra financiare.

HETIMET

Sipas SPAK, procedura koncesionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, me vlerë 128.2 milionë euro, iu dha shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” përmes veprimeve të paligjshme të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të Përgjithshëm Alqi Bllako dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Nga hetimet rezulton se nga viti 2017 deri në vitin 2023 kompania përfitoi 11.3 miliardë lekë, ndërsa investoi vetëm 21 milionë euro. SPAK thekson se pronarët de facto të kompanisë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nxorën fondet përmes faturave dhe shoqërive fiktive, si dhe transfertave cash, në vlerën 1.28 miliardë lekë dhe 16.6 milionë euro, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit.

“Nga hetimi ka rezultuar se pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar në mënyrë të parregullt vlera të mëdha monetare të siguruar nga zbatimi i kontratës koncesionare, duke mos bërë investime për realizimin e veprës, objekt të kësaj kontrate.

Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro.”, thekson SPAK.

Kujtojmë që më herët, në procedime të ndara, janë dërguar për gjykim dhe janë dënuar me vendime të formës së prerë Lefter Koka, Alqi Bllako dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në procedurën koncesionare.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.255 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

Mirel Mërtiri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Klodian Zoto, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëvë të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 245, 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Dashamir Ymeraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim” me pasoja të rënda, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Arjola Kodra, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” që ka sjellë pasoja të rënda, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet186/2, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Giuseppe Ciaffaglione, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Denisa Tollkuçi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Elton Bualli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Endrit Habilaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal,

Marc Richard Lappat, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Michael Peter Drujits, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ilir Dedja, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Personi juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Personi juridik “Integrated Technology Service” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal “Mashtrim” me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Nga provat e administruara në lidhje me procedurën koncesionare të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare, në vlerën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH, është shpallur fitues shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.

Gjatë procedurës koncesionare janë konstatuar veprime të kundraligjshme të personave përgjegjës të autoritetit kontraktor, ish Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako dhe të personave përgjegjës të tjerë, shtetasve Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku në sajë të veprimeve të tyre në kundërshtim me detyrën është shpallur fitues në këtë procedurë koncesionare, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se në zbatim të kontratës koncesionare  të lidhur në datën 31.8.2017, nga momenti i lidhjes së kontratës deri në vitin 2023,që përkon me kohën e vendosjes së sekuestros preventive, nga ana e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., janë siguruar të ardhura në vlerën 11,319,754,405 lekë, ndërsa është investuar për ndërtimin e objektit, vetëm vlera 21,017,157 Euro.

Nga hetimi ka rezultuar se pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar në mënyrë të parregullt vlera të mëdha monetare të siguruar nga zbatimi i kontratës koncesionare, duke mos bërë investime për realizimin e veprës, objekt të kësaj kontrate.

Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro.

Nga hetimi është evidentuar fakti se për të arritur qëllimin kriminal të pastrimit të parave, si produkte të veprës penale të mashtrimit, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë vepruar në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me shtetasit shqiptar, të pandehurit Denisa Tollkuçi, Arjola Kodra, Dashamir Ymeraj, Renardo Nallbani, Endrit Habilaj, Elton Bualli, Ilir Dedja, si dhe shtetasit e huaj, të pandehurit; Marc Lappat, Michael Peter Druijts, Giuseppe Ciafaglione.

Siç është bërë me dije në njoftimet e mëparshme, janë dërguar për gjykim në kuadër të procedimit penal të ndarë, nr.255/1 dhe nr.255/2, shtetasit Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku,Jetmir Llapaj, të cilët janë gjykuar me vendim gjyqësorë të formës së prerë.

Me vendimin nr..95, datë 28.7.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”,  mbi pasuritë e të pandehurve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, personat juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k., “Integrated Technology Services” sh.p.k., “F.M.O” sh.p.k.

Hetimet vijojnë në procedimin penal të ndarë, me nr.255/3, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal dhe personat përgjegës të cilët kanë kryer veprime gjatë procedurës së dhënies së koncesionit dhe në fazën e zbatimit të kontratës koncesionare.

 

Video

Një prift ortodoks grek është kthyer në një fenomen të papritur në botën e muzikës alternative, pasi albumi i tij “Paradise Metal” është vlerësuar si një nga publikimet më interesante të vitit. Atë Dionysios Tabakis, 53 vjeç, ndërthur në albumin e tij doom metal, këngë të Krishtlindjeve dhe elemente dubstep me tematikë fetare, duke tërhequr vëmendjen e kritikëve ndërkombëtarë. Albumi mori notën 7.6 nga revista prestigjioze muzikore Pitchfork, duke u renditur mbi disa albume ikonike të artistëve të njohur. Prifti, i cili shërben në Kishën Ortodokse Greke, thotë se kitara elektrike nuk është “e djallit”, por një instrument i krijuar nga Zoti dhe i keqkuptuar nga kisha. Megjithëse është bërë figurë kult në skenën muzikore, Tabakis ka refuzuar shumicën e ftesave mediatike, duke preferuar një jetë të tërhequr dhe të përkushtuar ndaj misionit të tij fetar. I martuar prej 32 vitesh dhe baba i tre fëmijëve, ai vazhdon të kombinojë besimin me pasionin për muzikën eksperimentale.

Pamjet e publikuara nga gazetari Isa Myzyraj ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po përdoren ngjarjet e protestës për propagandë. Në video, Joan Trungu, shefi i forcës “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, shfaqet në spital si i dëmtuar, ku vizitohet nga ministri i Brendshëm dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit. Por vetëm pak orë më vonë, i njëjti efektiv shfaqet sërish në krye të detyrës, duke drejtuar forcat “Shqiponja” pranë Komisariatit nr. 3. Nëse dëmtimi ishte aq i rëndë sa të justifikonte një vizitë zyrtare në spital, si u rikthye në detyrë brenda pak orësh? Dhe nëse ishte në gjendje të drejtonte operacionet pasdite, për çfarë shërbeu i gjithë spektakli i paradites? Pamjet flasin vetë.

SPAK mbyll dosjen e inceneratorit të Tiranës, 10 të pandehur për skemën e pastrimit të 20 milionë eurove Lexoje lajmin në koment⬇️

Një video e Lionel Lionel Messi po bëhet virale në rrjetet sociale, duke treguar yllin argjentinas gjatë një kontrolli të zakonshëm sigurie në aeroport. Në pamje, Messi i nënshtrohet kontrollit me skaner dore disa herë, njësoj si çdo pasagjer tjetër, pa marrë asnjë trajtim të veçantë. Futbollisti shfaqet i qetë dhe bashkëpunues, duke buzëqeshur me stafin e sigurisë dhe shokët e skuadrës së Argjentinës. Videoja ka tërhequr vëmendjen e fansave për thjeshtësinë dhe sjelljen e tij, pavarësisht statusit si një prej sportistëve më të njohur në botë. Në fund dëgjohet edhe komenti humoristik i personit që filmon: “Herën tjetër që do të mërziteni nga kontrolli në aeroport, kujtoni se edhe Messi duhet ta kalojë të njëjtën procedurë.”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme