Kronika 3 July 2026, 17:35 Nga VNA

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobo Bazholit, i kapur në Shkozet me armë dhe dokumente të falsifikuara

Ndaje në Whatsapp
SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobo Bazholit, i kapur në

SPAK ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Adi Çobo Bazholit, i cili u vu në pranga më 2 korrik në Shkozet, Durrës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”.

 


Sipas njoftimit, arrestimi u krye nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit. Adi Çobo Bazholi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të përbashkët mes autoriteteve shqiptare, italiane dhe belge, të zhvilluar më 21 maj 2025.

 


Në momentin e arrestimit, ai mbante me vete një pistoletë automatike me dy karikatorë, si edhe katër dokumente të falsifikuara, mes tyre një kartë identiteti dhe një patentë italiane. Sipas SPAK, këto prova tregojnë lëvizjet e shpeshta të të dyshuarit dhe lidhjet e tij me Italinë.

 


Pas arrestimit, Bazholi u shoqërua në paraburgimin e Durrësit, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit.

 


Prokuroria e Posaçme bën të ditur se operacioni u zhvillua në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

 


Kujtojmë se më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit, ekzekutuan 52 urdhërarreste, përfshirë dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme, ndaj personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

 


Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan gjithashtu pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri dhe Itali, me vlerë prej disa milionë eurosh.

 


SPAK sqaron se, pasi u konstatua se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, hetimet vijuan në Durrës dhe në disa qytete të veriut dhe jugut të Italisë, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Adi Çobo Bazholit në Shkozet, zonë që sipas hetimeve konsiderohet qendra kryesore e aktivitetit të grupit kriminal Troplini-Doçi, i cili vepronte mes Puglias, Shqipërisë dhe Holandës.

 


Prokuroria e Posaçme thekson se procedimi penal vijon dhe çështja ndodhet ende në fazën e hetimit paraprak.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme