Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me një total prej 111 vitesh e 8 muaj burg 17 anëtarët e një grupi kriminal që kultivoi kanabis në sera në Berat gjatë vitit 2022.
Sipas SPAK, aktiviteti kriminal kishte nisur që në dhjetor të vitit 2021 dhe u zhvillua gjatë periudhës qershor-nëntor 2022. Nga hetimet rezultoi se grupi përfitoi rreth 1.7 deri në 1.8 ton kanabis sativa, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 870 kilogramë kanabis.
Prokuroria e Posaçme ka identifikuar Blerim Xhekën dhe Sadetin Hasajn si organizatorët dhe drejtuesit e grupit kriminal, i cili merrej me kultivimin, përpunimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.
Vendimi i GJKKO parashikon dënime të ndryshme për të pandehurit, ndërsa për disa prej tyre është aplikuar gjykimi i shkurtuar, duke sjellë uljen e dënimit me një të tretën.
Sipas vendimit të GJKKO-së, dënimet përfundimtare për 17 të pandehurit janë:
Emri
Dënimi përfundimtar
Sadetin Hasaj
8 vjet e 8 muaj burg
Blerim Xheka
8 vjet e 8 muaj burg
Sidrit Bisha
6 vjet e 8 muaj burg
Suad Smakaj
5 vjet e 4 muaj burg
Jurgen Ujkaj
6 vjet e 8 muaj burg
Samoel Lushaj
6 vjet e 8 muaj burg
Endriol Xheka
6 vjet e 8 muaj burg
Mirvaldo Disha
6 vjet e 8 muaj burg
Hamdi Dyli
5 vjet e 4 muaj burg
Arben Vrapi
5 vjet e 4 muaj burg
Adiol Çifliku
5 vjet e 4 muaj burg
Lulzim Bushataj
5 vjet e 4 muaj burg
Mustaf Manej
5 vjet e 4 muaj burg
Bashkim Mema
5 vjet e 4 muaj burg
Drita Mema
4 vjet burg, me pezullim të ekzekutimit dhe 3 vite shërbim prove
Izmire Mema
4 vjet burg, me pezullim të ekzekutimit dhe 3 vite shërbim prove
Edison Mema
5 vjet e 4 muaj burg
Në total, GJKKO dha 111 vite e 8 muaj burg, ndërsa për Drita Memën dhe Izmire Memën vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe vendosjen e tyre në provë për 3 vjet.





















