Kronika 4 July 2026, 13:02 Nga VNA

Damiano Toshi drejt lirisë? Gjykata e Elbasanit pranon gjykimin e shkurtuar për të dënuarin me burgim të përjetshëm

Ndaje në Whatsapp
Damiano Toshi drejt lirisë? Gjykata e Elbasanit pranon gjykimin e shkurtuar

Në heshtje të plotë në Gjykatën e Elbasanit po përgatitet lirimi i Damiano Toshit, një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Korçë. Toshi, i cili cilësohet si anëtar i bandës së “5 dyqaneve”, akuzohet për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollarit, Rafael Rizanit, dhe plagosjen e Julian Beckës më 3 shtator të vitit 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë që tronditi vendin 22 vite më parë dhe vendimi u dha nga Gjykata e Elbasanit pasi çështja u transferua për gjykim në këtë rreth për shkak të trazirave në Korçë, ndërsa u la më pas në fuqi edhe në Apel. Por, Gjykata e Lartë më shumë se 2 vite më parë e prishi dënimin me burgim të përjetshëm dhe urdhëroi Gjykatën e Elbasanit ta rigjykonte nga e para çështjen e vrasjes së basketbollistëve.

Por, në kohën kur dhjetëra çështje të tjera kanë tërhequr vëmendjen, burimet thonë se Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Toshit për gjykim të shkurtuar, çka automatikisht e shpëton nga burgimi i përjetshëm. Gjyqtarët e kanë argumentuar këtë vendim me faktin se ai e ka kryer veprën penale përpara ndryshimeve të Kodit Penal që ndalon gjykimin e shkurtuar për këtë kategori veprash penale.

Prokuroria e Elbasanit nuk është shprehur për çështjen e gjykimit të shkurtuar, por i ka qëndruar kërkesës për dënimin e Damiano Toshit me burgim të përjetshëm.

Më datë 7 korrik pritet që të shpallet vendimi për këtë çështje. Nëse përfundimisht gjykimi i shkurtuar do të formalizohet, një prej personazheve emblematikë në botën e krimit dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore do të dalë në liri.

Video

Në Sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e 35-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme është mbarëkombëtare me pjesëmarrjen e diasporës, e cila i është bashkuar tubimit në kryeqytet për herë të dytë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Kur të bie llotaria e shtrohesh në spital ditën që Evis Sala do bëjë video për rrjetet sociale

Protesta e 35 kombëtare, Diaspora vjen në Shqipëri

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme