Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dëshmoi në procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi dhe disa të pandehurve të tjerë për çështjen Partizani.
Gjatë rrëfimit në GJKKO, Oketa sqaroi përplasjen me Gjeneral Vladimir Qirjazi, i cili ka deklaruar në SPAK se ish-ministri e kërcënoi që të firmoste privatizimin e ish-kompleksit sportiv me urgjencë ndryshe do t’i vendoste masë. Oketa e ka mohuar një sjellje të tillë.
Berisha është i pandehur nga SPAK për korrupsion, kryer në bashkëpunim, se ka favorizuar dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi në privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
DËSHMIA E PLOTË
SPAK: Në cilën periudhë ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe detyrat funksionale që ke patur?
Oketa: Kam qenë zv.kryeministër më pas jam emëruar Ministër i Mbrojtrjes. Në vitet 2009-2012 kam qenë deputet i Kuvendit.
SPAK: Cfarë ishte klubi Partizani në raport me Ministrin e Mbrojtjes?
Oketa: Në kujtesën time klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtes. Në dijeni time administrohej nga persona privat.
SPAK: Në kohën kur ishit Ministër Mbrojtjeje ke nisur zbatimin e VKM-së për klubin?
Oketa: Kam qenë ministër Mbrojtje dhe jo ministër Sporti. Klubi nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej për Ministrinë e Mbrojtes.
SPAK: Jeni interesuar për pronën duke qenë se ishte në varësinë tuaj?
Oketa: Për herë të parë në tavolinën time, kjo çështje më ka ardhur në zyrë praktika që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.
Edhe sot nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtes keni një sektor ku flet për pronat dhe ne ende dhe sot nuk kemi nje inventar i pronës. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqe kishte ardhur përgjigjia nga Këshilli i Ministrave. Atëherë unë kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët me dokumenta të shtetit në lidhje me këtë cështje.
SPAK: A keni pasur përfaqësues të ministrisë kur është bërë vlerësimi?
Oketa: Nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje, kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokumet me firmën time unë jam i gatshëm t’i dal perzot.
Ministria e Mbrojtjes ka patur 12 mijë veta peronel, civilë dhe ushtarakë. Nëse ju prentendoni që ministri duhet të kujdes për çdo gjë, atehere stafi duhet të ikë në shpi. Futem tek ato politikanë që kam firmosur shumë delegime kopetencash, mund t’i shikoni tek dokumentat.
SPAK: Urdhrin që keni firmosur që t’a dorëzonte Komanda Mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?
Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes, dolën nga plani i përhapjes sepse nuk i duheshin ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që ështe kthyer. Sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë. Prona në fjalë në fjalë ka qenë jashtë planit të përhapjes. Nuk arrij ta kuptoj sensin e pretendimeve. Gjeneral Qirjazi dha urdhër për ngritjen e grupit të punës, çështja e regjistrimit nuk eshtë punë e ministrit.
SPAK: Pse ngarkonit Komandën Mbështetëse dhe jo një përfaqësues të MM?
Oketa: Është përdorur i njëjti standart për të gjitha rastet.
SPAK: E keni takuar Vladimir Qirjazin për këtë çështje?
Oketa: Nuk bëj pjesë tek ata njerëz që i di të gjitha, prandaj ministri ka edhe këshilltarë. Nëse gjeneralët shqiptarë janë për të mbajtur yje mbi shpatulla dhe asnjë përgjegjësi, atëherë është problemi i tyre. Kam patur takime të vazhdueshme me Gjeneral Qirjazin, kemi qene prezent herë me njerëz të tjerë edhe herë vetëm, por nuk e kuptoj sensin e pyetjeve.
Unë e kam urdhëruar me shkrim firmosjen, pas rëndësi ka nëse duhet te firmoste Qirjazi apo jo unë nuk mbaj mend t’i kem thënë që firmos se kështu më është kërkuar edhe mua. Unë kujtoj që i vetmi debat ishte se prona nuk ishte regjistruar. Për aq kohë që shkëmbimet e shkresave kanë vijuar dhe gjeneralin ngriti grupin e punës urdhri ka qenë i saktë. Nuk di sa kam qene unë minister gjeneralit ti ketë hyrë gjemb në këmbë.
Intensitetin e nivelin e zërit nuk e kujtoj dmth.
Nuk më kujtohet që të kem dëgjuar emrin e Jamambër Malltezi si përfitues i pronës, por sido që të ishte nuk do të bënte problem për ne. Edhe nëse do të isha në të njëjtën situatë dhe të më vinte e njëjta praktikë, patjetër do të bëj të njëjtën gjë.






















