Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për protestuesit Everest Bardhi dhe Ervin Gega, të cilët u arrestuan pas përplasjes me policinë para Parlamentit më 2 korrik.
Pesë prej protestuesve u liruan pa asnjë masë sigurie, ndërsa 12 të tjerë u lanë nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, përfshirë edhe Altin Hilën, i cili dilte në protestë bashkë me fëmijën e sëmurë.
Gjatë seancës maratonë, avokatët kërkuan shpalljen e paligjshme të arrestit dhe lirimin e menjëhershëm. Por prokurori, i cili fillimisht kishte kërkuar “detyrim për paraqitje” për 19 protestuesit, në seancë kërkoi ashpërsimin e masës për tre prej tyre në “arrest me burg”. Pasi u njoh me arsyet familjare, u tërhoq nga kjo kërkesë për Altin Hilën, për të cilin tha se duhet të qëndrojë në “arrest në shtëpi”.
Gjatë kohës që protestuesit përballeshin me gjykatën, jashtë dyerve të godinës bëhej thirrje për lirimin e tyre dhe arrestimin e kryeministrit.
Dorian Matlija tha në fund të seancës se disa nga protestuesit kishin shenja të dhunës. Ndërsa bëri thirrje për protestë paqësore, si e vetmja që mund të japë rezultat dhe të arrijë qëllimin: dorëheqjen e Edi Ramës.
Protestuesit:
Ylli Shema
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pinari
Admir Tërshalla
Albion Nikolli
Ervis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arbër Lleshi
Everest Bardhi
Gentian Progni
Niko Qarkaj
Romario Dushi
Kujtim Prevataj
Ardit Ymaj
Albion Nikolli
Bernard Kaimi
Aristotel Elezi






















