Kronika 6 July 2026, 12:29 Nga VNA

Gjykata lë në burg Granit Pepnikën, të akuzuar për skemën e mashtrimeve me mbi 50 milionë euro në call center

Ndaje në Whatsapp
Gjykata lë në burg Granit Pepnikën, të akuzuar për

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, i arrestuar pak ditë më parë në Dhërmi, në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar mashtrimi kompjuterik që, sipas dosjes hetimore, dyshohet se u ka shkaktuar qytetarëve europianë një dëm financiar që llogaritet në mbi 50 milionë euro.

E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për Xhoni Hitajn, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe për Redion Rexhmatin, i cili akuzohet për “Përkrahja e autorit të krimit”.

Siç është raportuar më herët, Granit Pepnika konsiderohet një nga personat kyç në dosjen e bujshme të call center-ave, ndërsa ai dhe Xhoni Hitaj ishin shpallur në kërkim që prej muajit prill, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Tre të dyshuarit u arrestuan të premten në zonën e Drimadhës, gjatë operacionit policor të koduar “Rrjetet”, të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Operacioni kishte si objektiv goditjen e personave të dyshuar për përfshirje në mashtrime kompjuterike dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tyre.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, si edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë, e cila dyshohet se ka mashtruar qindra shtetas europianë përmes rrjeteve të call center-ave.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme