Kronika 6 July 2026, 17:06 Nga VNA

Sherr mes biznesmenëve në Tiranë, Mirton Lika kallëzon penalisht Nadir Çaushollin: Tentoi të më godiste me karrige

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.PNG

Biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj biznesmenit Nadir Çausholli, pas një konflikti të ndodhur më 6 korrik 2026 në rrugën “Ibrahim Rugova” pranë godinës “Sky Tower” në Tiranë.

Sipas kallëzimit të depozituar në Komisariatin nr. 2, Lika ka deklaruar se teksa po shkonte drejt zyrës së tij, ka konstatuar disa persona duke montuar një pajisje karikimi për automjete elektrike pranë objektit. Ai pretendon se u ka kërkuar punonjësve informacion lidhur me dokumentacionin dhe lejen për vendosjen e pajisjes, pasi, sipas tij, çështja lidhej me një procedim të hapur pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në kallëzim thuhet se një pajisje e ngjashme, e vendosur më herët në të njëjtën zonë, ishte sekuestruar nga autoritetet kompetente si e paligjshme. Sipas Likës, punonjësit nuk kanë paraqitur dokumentacionin përkatës dhe më pas në vendngjarje është njoftuar policia.

Në zonë ka mbërritur fillimisht një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila ka kryer verifikimet paraprake dhe më pas ka njoftuar Policinë Bashkiake, pasi çështja lidhej me ndërprerjen e punimeve dhe dokumentacionin administrativ.

Biznesmeni pretendon se gjatë kohës që priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe më pas situata degradoi në konflikt verbal. Sipas kallëzimit, Çausholli goditi me shqelm një karrige në drejtim të Likës, i cili pretendon se arriti t’i shmangej goditjes. Në denoncim thuhet gjithashtu se pati fyerje dhe sharje ndaj tij.

Lika ka kërkuar nga organet ligjzbatuese marrjen e masave dhe hetimin e plotë të ngjarjes, duke deklaruar se ndihet i kërcënuar personalisht, si edhe për familjen dhe aktivitetin e bizneseve “Sky Hotel” dhe “Sky Tower”.

WhatsApp Image 2026-07-06 at 4.56.49 PM.jpeg WhatsApp Image 2026-07-06 at 4.56.49 PM (1).jpeg

 

Mirton Lika është bashkëpronar i “Sky Tower” në Tiranë dhe Konsull i Sri Lankës në Shqipëri.

Ndërkohë, emri i Nadir Çaushollit është përmendur edhe më herët në një çështje tjetër hetimore. Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës vendosi masa sigurimi për disa punonjës të kompanisë “CFO Pharma”, të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi me rimbursimin e barnave.

Sipas hetimeve, dëmi financiar ndaj shtetit fillimisht u vlerësua rreth 700 mijë euro, ndërsa më pas Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se vlera e dyshuar e dëmit mund të kalojë 2.3 milionë euro.

Lexo gjithashtu

Video

Protesta në ditën e 37. Qytetarët nisin të mblidhen në sheshin "Skënderbej".

Protesta e 37, nis marshimi drejt Kryeministrisë.

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në segmentin pranë Shijakut, për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga një zjarr në fshatin Koxhas. Prania e madhe e tymit ka reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm për aksidente të mundshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë marrë vendimin për të mbyllur lëvizjen e automjeteve deri në normalizimin e plotë të situatës.

Në MetLife Stadium u zhvillua një festë e madhe për Norvegjinë, e cila mposhti Brazilin dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Heroi i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1. Pas përfundimit të takimit, në stadium shpërtheu entuziazmi i tifozëve norvegjezë. Haaland më pas mori pjesë në festime duke i rënë daulles dhe duke udhëhequr tifozët në “Viking Row”, rituali tradicional i festimit i njohur si “Viking Row”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme