Kronika 8 July 2026, 13:44 Nga VNA

Tre rrugë trafiku, mbi 2.4 ton drogë dhe lidhja me nipin e Rrahman Rrajës: GJKKO lë në burg Emiljan Burbën

Ndaje në Whatsapp
Tre rrugë trafiku, mbi 2.4 ton drogë dhe lidhja me nipin e Rrahman

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljan Burbën, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Burba u arrestua një ditë më parë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

SPAK njoftoi se grupi kriminal i Burbës akuzohet për 3 episode të trafikut të drogës. Më 3 nëntor 2020, autoritetet e Malit të Zi sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, që ishte transportuar nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë. Më 26 janar 2021, autoritetet turke bllokuan 236 kilogramë marijuanë, të nisura nga Shqipëria drejt Turqisë. Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, ngarkesë që kishte mbërritur nga Ekuadori. Në grupin e tij bënte pjesë edhe Rramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme