Kronika 9 July 2026, 13:41 Nga VNA

E rëndë në Shkodër/ Burri vret gruan me çifte, arrestohet nga policia

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-09 at 3.27.21 PM.jpeg

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku burri vrau gruan. Policia ka mundur të identifikojë viktimën dhe autorin e krimit të rëndë. Nga të dhënat paraprake rezulton se Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, vrau me armë gjaku çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi 55-vjeçe në Unazën Lindore të qytetit. Autori i dyshuar është vënë në pranga dhe pritet të japë shpjegime për krimin e rëndë. Motivet mbeten ende te paqarta.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.   

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme