Kronika 9 July 2026, 13:38 Nga VNA

Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë, Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për Eralbi Breçanin

Ndaje në Whatsapp

fvfgvfg.png

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj Eralbi Breçanit.

Breçani akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Ervin Mata.

Vendimi i Apelit erdhi pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga Breçani kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara vendosi të miratojë vendimin nr. 43, datë 15.06.2026, të GJKKO-së së Shkallës së Parë, duke konfirmuar vazhdimin e zbatimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Vendimi është shpallur më 9 korrik 2026.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme