Kronika 10 July 2026, 12:51 Nga VNA

Atentate të porositura, 243 kg kanabis dhe trafik armësh: Ja vendimi i GJKKO për dosjen “Revanshi”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-10 at 1.36.42 PM.jpeg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli këtë të premte vendimin për pesë të pandehur të një fraksioni të dosjes “Revanshi”, duke i gjetur fajtorë për një sërë veprash penale, mes tyre përgatitje vrasjesh, kultivim droge dhe trafik armësh.

Ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj u dënuan secili me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 6 vite e 8 muaj burgim.

Fajtor u shpall edhe Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, i cili u dënua përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg.

Ndërkohë, Elvis Ndreca, kushëriri i ish-deputetit socialist, u dënua me 5 vite e 4 muaj burg, të njëjtin dënim që mori edhe i pandehuri Edison Muçeku.

Sipas hetimeve të SPAK, të pandehurit ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në plane për vrasje, kultivim dhe trafik droge, si edhe në tregtinë e paligjshme të armëve.

Prokuroria e Posaçme pretendon se më 4 nëntor 2020, në zonën e Urës së Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë organizuan një atentat me armë zjarri ndaj Durim Bamit, i konsideruar si një nga personazhet më të njohur të Niklës, dhe Ervin Kodrës.

Po sipas SPAK, gjatë periudhës maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu. Në muajt korrik-gusht 2020, Elvis Ndreca dyshohet se siguroi mjetet për eliminimin e Durim Bamit.

Ndërsa në tetor 2020, Armando Ndreca akuzohet se organizoi dhe financoi grupin kriminal që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në qarkun e Lezhës.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar gjithashtu se gjatë viteve 2020-2021, Adrian Pikli dhe Devis Bajramaj u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të mëdha të SPAK kundër krimit të organizuar, në kuadër të së cilës janë goditur disa grupe kriminale që dyshohet se kanë operuar në zona të ndryshme të vendit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme