Kronika 10 July 2026, 09:34 Nga VNA

Vrasja e 40-vjeçarit në Laç, ja kush është autori i dyshuar i krimit. Pistat e hetimit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 40-vjeçarit në Laç, ja kush është autori i

Emiljan Suti dyshohet të jetë autori i vrasjes së 40-vjeçarit Ilir Lika, mbrëmjen e kaluar në Laç. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se Suti është shpallur në kërkim.

Nga hetimet paraprake rezulton se Ilir Lika, i cili ka edhe mbiemrat Gjini, Kokaj dhe Nure, sapo kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij dhe po ngjitej në shtëpi, kur autori i dyshuar i kishte zënë pritë dhe e qëlloi për vdekje.

Ekspertët thanë se viktima kishte të paktën 7 plumba në trup, të cilët i shkaktuan edhe vdekjen.

Lidhur me motivin e krimit, Prokuroria e Lezhës është ndalur kryesisht te konfliktet e mundshme që autori dhe viktima mund të kenë pasur jashtë vendit.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:10, në Kurbin. Ilir Lika humbi jetën rrugës për në Spitalin e Traumës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme