Kronika 9 July 2026, 18:00 Nga VNA

Pas 12 masave të sigurisë, sekuestrohen pronat e përfituara me falsifikim në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Pas 12 masave të sigurisë, sekuestrohen pronat e përfituara

Pas firmosjes së 12 masave të sigurisë për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës, si dhe përfituesve të pronave në bregdet përmes falsifikimit, prokurorja e Durrësit Mediana Metaj ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha sipërfaqeve të tokës.

Gjyqtari Xhevdet Lika e ka miratuar kërkesën dhe të gjitha tokat që janë tjetërsuar përmes dokumenteve false janë vënë nën sekuestro.

Dispozitivi i vendimit të firmosur nga gjyqtari Xhevdet Lika

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i K.Pr.Penale, mbi pasuritë e mëposhtme të regjistruara në Zonën Kadastrale nr. 1574, Durrës:

Pasuria nr. 276/1, vol. 5, fq. 83, me sip. 27.550 m²;
Pasuria nr. 147/8, vol. 7, fq. 5, me sip. 14.228 m²;
Pasuria nr. 39/7, vol. 10, fq. 39, me sip. 6.000 m²;
Pasuria nr. 462/12, vol. 7, fq. 6, me sip. 3.800 m²;
Pasuria nr. 143/21, vol. 12, fq. 243, me sip. 5.500 m²;
Pasuria nr. 143/22, vol. 12, fq. 244, me sip. 5.500 m²;
Pasuria nr. 276/91, vol. 13, fq. 121, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/84, vol. 12, fq. 170, me sip. 7.000 m²;
Pasuria nr. 276/89, vol. 13, fq. 119, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/90, vol. 13, fq. 120, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/88, vol. 12, fq. 118, me sip. 500 m²;
Pasuria nr. 276/87, vol. 13, fq. 121, me sip. 3.000 m²;
Pasuria nr. 276/85, vol. 12, fq. 171, me sip. 6.000 m².
Heqjen e tagrave për të poseduar, gëzuar dhe disponuar mbi pasuritë e sipërcituara nga pronarët në emër të të cilëve janë regjistruar këto pasuri, duke ndaluar kryerjen e çdo veprimi juridik apo faktik që sjell tjetërsimin dhe ndryshimin e gjendjes juridike të këtyre pasurive, deri në përfundim të efekteve të masës së sigurimit pasuror.

Video

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

Zojë Nika, e afërmja e autorit të krimit në Shkodër, ka deklaruar se Shtjefën dhe Bardhe Ziçi njiheshin si një familje e qetë dhe nuk kishin pasur probleme më parë. Ajo u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër tregojnë forca të shumta policie dhe grupin hetimor të angazhuar në këqyrjen e zonës ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Zona është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa ekspertët kriminalistikë vijojnë mbledhjen e provave dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, ku një 64-vjeçar dyshohet se vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme