Kronika 10 July 2026, 09:29 Nga VNA

Plagos me thikë bashkëshorten në Durrës, 40-vjeçari shpallet në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Plagos me thikë bashkëshorten në Durrës, 40-vjeçari

Një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit në Durrës, pas një konflikti të ndodhur në banesë me bashkëshortin e saj.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1, ku dyshohet se shtetasi Xh. K., 40 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa shërbimet e Policisë e kanë shpallur në kërkim dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme