Kronika 11 July 2026, 10:34 Nga VNA

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, gjykata cakton masat e sigurisë për tre të dyshuarat, njëra dërgohet në spital psikiatrik

Ndaje në Whatsapp
Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, gjykata cakton masat e sigurisë

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masat e sigurisë për tre personat e dyshuar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj një 17-vjeçareje, ngjarje që u bë publike përmes pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për shtetasen L.L., “Arrest në shtëpi” për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R. u vendos masa “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”.

Sipas Prokurorisë, të treja dyshohen për kryerjen, në bashkëpunim, të veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Organi i akuzës bën me dije se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr. 1094 të vitit 2026, janë mbledhur prova dhe fakte që kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për ekzistencën e kësaj vepre penale. Hetimet kanë evidentuar veprimet e kryera nga personat e përfshirë në ngjarje, çka ka diktuar nevojën për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj tyre.

Duke qenë se në procedim janë të përfshirë të mitur, Prokuroria u ka bërë thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe mediave të mos publikojnë apo ripublikojnë pamje filmike ose të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e të miturve, me qëllim mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre, në përputhje me detyrimet ligjore.

Prokuroria e Fierit thekson se do të vijojë hetimet dhe do të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme të procedimit penal, në masën që kjo nuk cenon sekretin hetimor, të drejtat e të miturve dhe garancitë procedurale të parashikuara nga ligji.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme