Kronika 10 July 2026, 13:51 Nga VNA

Arrestohen në Durrës dy të shumëkërkuar nga Maqedonia e Veriut, iu gjetën edhe dokumente false

Ndaje në Whatsapp

dfvfvd.png

Arrestohen në Durrës dy të shumëkërkuar nga Maqedonia e Veriut. Senafi Nuredini, 34 vjeç, dhe M. Xh., 26 vjeç, të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u arrestuan në kuadër të një operacioni ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe partnerëve të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe në Shkup.

Dy të shumëkërkuarit akuzohen nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Në momentin e ndalimit, atyre iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se i kanë përdorur për të dalë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi policia.

Në pranga përfundoi edhe Xhenkiz Rushiti, nga RMV-ja, i cili dyshohet se u ka siguruar të kërkuarve dokumentet false.

Ndaj Rushitit, 26 vjeç, u ngritën akuzat “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, me cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme