Kronika 12 July 2026, 10:24 Nga VNA

Ekzekutimi/ Aleksandër Koçeku u qëllua me 25 plumba kallashnikovi. Krimi për hakmarrje, i vëllai vrau 9 vite më parë Angjelin Shkambin, viktima dyshohej për vrasjen e Pavlin Prekës

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi/ Aleksandër Koçeku u qëllua me 25 plumba

Zbardhen të dhëna të reja lidhur me ekzekutimin e Aleksandër Koçekut në fshatin Lin, përgjatë aksit rrugor Kir-Prekal. Hetuesit kanë sekuestruar në vendngjarje 25 gëzhoja automatiku, të qitura nga e njëjta armë. Policia u njoftua për ngjarjen nga një kalimtar i rastit që kishte konstatuar trupin e pajetë të Koçekut brenda automjetit. 

Dyshohet se 40-vjeçari është ndjekur në lëvizjet e tij dhe pikërisht rrugës për në shtëpi është qëlluar për vdekje. 

Hetuesit janë duke sekuestruar kamerat me shpresën për të kuptuar lëvizjet e autorëve, ndonëse në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie.

Nga hetimet paraprake rezulton se viktima bënte lëvizje të kujdeshme, për shkak se familja e tij ishte në hakmarrje. Ai punonte në një furrë buke. 

Vetë Aleksandër Koçeku dyshohej se ishte përfshirë në vrasjen e Pavlin Prekës në oborrin e shtëpisë në fshatin Guci e Re. Për vrasjen e Prekës është arrestuar kushëriri i tij Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj dhe dyshohet se e vranë pasi ai planifikonte të rrëmbente vajzën e Vasel Koçekut me qëllim për tu fejuar, ndonëse vajza ishte e mitur dhe nuk kishte shprehur asnjë pëlqim. 

Familja Koçeku ishte po ashtu në hasmëri me familjen Shkambi. Në dhjetor të 2017 Artan Koçeku, vëllai i Aleksandër Koçekut qëlloi me 10 plumba Angjelin Shkambin. Ai e kishte ftuar në takim për të sqaruar një konflikt që lidhej me një borxh prej 40 mijë eurosh. Po ashtu sipas hetuesve Shkambi ishte përplasur me vëllezërit Koçeku pasi ishte në një marrëdhënie me motrën e tyre. Pas vrasjes së Shkambit, Artan Koçeku u arrestua dhe po vuan dënimin, ndërsa konflikti mes dy familjeve nuk u mbyll asnjëherë. 

Familja Koçeku e lidh vrasjen e Aleksandrit pasditen e së shtunës pikërisht me vrasjen për gjakmarrje të ndodhur 9 vite më parë.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një video tregon një rekrut rus që humb kontrollin e një mitraliere kundërajrore YakB 12.7 mm gjatë stërvitjes, duke u rrëzuar nga kamioni për shkak të fuqisë së madhe të zmbrapsjes. Arma, e cila mund të qëllojë deri në 4,000 plumba në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse kundër dronëve ukrainas, kërkon kontroll dhe aftësi të lartë nga operatori.

Gjatë protestës së 43-të përpara Kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena njoftoi se të hënën, në orën 13:00, do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për "shpërdorim detyre". Ai tha se ky vendim vjen pas deklaratës së kreut të policisë se po hetohen mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë vlerësime negative "review" në rrjetet sociale. Tepelena theksoi se ky hetim nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë nen për vlerësimet në rrjetet sociale, dhe ftoi qytetarët të bashkohen në SPAK për të firmosur kallëzimin.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 43-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme