Kronika 11 July 2026, 12:45 Nga VNA

16-vjeçari merr makinën pa leje, plagosen gjashtë të mitur në Mirditë

Ndaje në Whatsapp
16-vjeçari merr makinën pa leje, plagosen gjashtë të mitur

Një aksident rrugor ndodhi në mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë. Sipas policisë, të plagosur mbetën gjashtë të mitur.

Nga hetimet e para rezultoi se automjeti drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili e kishte marrë atë pa leje dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur gjashtë të miturit, kushërinj me njëri-tjetrin.

Një vajzë 12-vjeçe ka thyer legenin, ndërsa fëmijët e tjerë kanë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Të miturit janë transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Paraprakisht, mjekët njoftojnë se të miturit janë jashtë rrezikut për jetën.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme