Kronika 12 July 2026, 11:55 Nga VNA

Nëna e një prej të miturave në ngjarjen e Fierit: Vajza ime është në spital psikiatrik, kërkuam ndihmë prej një viti

Ndaje në Whatsapp
Nëna e një prej të miturave në ngjarjen e Fierit: Vajza ime

Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të dyshuara për përfshirje në dhunimin e një 17-vjeçareje në Fier ka folur sërish për mediat përpara Gjykatës së Fierit, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre vajzave të përfshira në ngjarje.

Ajo deklaroi se vajza e saj ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor. Nëna kërkoi mirëkuptim për gjendjen e së miturës dhe shprehu keqardhje për ngjarjen.

Sipas saj, problemet e vajzës kishin nisur prej kohësh, që kur ajo ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare shtetërore. Ajo pretendon se familja kishte kërkuar ndihmë nga shkolla dhe psikologia, por nuk kishte marrë mbështetjen e nevojshme. Më pas, prindërit iu drejtuan Zyrës Arsimore në Fier dhe vendosën ta regjistronin vajzën në një shkollë private, ku, sipas saj, ajo nuk shkoi asnjë ditë pasi ndihej e bullizuar.

Nëna tha gjithashtu se nuk është në dijeni të diagnozës apo trajtimit që po merr vajza e saj në spital.

“Nuk di asgjë për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shumë e shqetësuar. Në spital e kam takuar dy herë dhe nuk më është dukur mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Kur kthehej në orët e para të mëngjesit më thoshte se kishte qenë me shoqe, por nuk më tregonte më shumë. Nuk i njihja shoqet e saj, as prindërit e tyre. I pashë për herë të parë në polici. Nuk kam marrë avokat për vajzën. Prej një viti kemi shkuar disa herë në polici. Kur shkuam në shkollë bashkë me bashkëshortin për t’u ankuar për problemet e vajzës, drejtoresha na nxori nga zyra. Unë dua që vajza të marrë kurimin e plotë dhe këtë e kam kërkuar edhe në gjykatë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kanë mbërritur tre vajzat e përfshira në ngjarjen e rëndë të dhunës ndaj 17-vjeçares, e cila tronditi opinionin publik.

Njëra prej tyre, 19 vjeçe, është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë nën dyshimin për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa dy të miturat janë gjithashtu nën hetim në kuadër të të njëjtit procedim penal.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një video tregon një rekrut rus që humb kontrollin e një mitraliere kundërajrore YakB 12.7 mm gjatë stërvitjes, duke u rrëzuar nga kamioni për shkak të fuqisë së madhe të zmbrapsjes. Arma, e cila mund të qëllojë deri në 4,000 plumba në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse kundër dronëve ukrainas, kërkon kontroll dhe aftësi të lartë nga operatori.

Gjatë protestës së 43-të përpara Kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena njoftoi se të hënën, në orën 13:00, do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për "shpërdorim detyre". Ai tha se ky vendim vjen pas deklaratës së kreut të policisë se po hetohen mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë vlerësime negative "review" në rrjetet sociale. Tepelena theksoi se ky hetim nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë nen për vlerësimet në rrjetet sociale, dhe ftoi qytetarët të bashkohen në SPAK për të firmosur kallëzimin.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 43-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme