Kronika 13 July 2026, 13:36 Nga VNA

SPAK kërkon shpalljen fajtorë të tre bashkëpunëtorëve të Metës dhe Kryemadhit, dënimet të pezullohen me shërbim prove

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon shpalljen fajtorë të tre

SPAK ka shpallur pretencën për të pandehurit Fatime Kryemadhi, Piro Xhixha dhe Ema Çoku, të akuzuar si bashkëpunëtorë të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Ndërkohë, Meta dhe Kryemadhi po gjykohen në një proces të ndarë me gjykim të zakonshëm.

Për Piro Xhixhën, Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor për veprën penale të korrupsionit dhe dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 3 vite burg. SPAK kërkoi që ekzekutimi i dënimit të pezullohet dhe ai të vihet në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.

Për Fatime Kryemadhin, SPAK kërkoi dënimin me 7 vjet e 6 muaj burg. Me përfitimin nga gjykimi i shkurtuar, dënimi zbret në 5 vite burg. Edhe për të, Prokuroria kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 5 vjet.

Ndërsa për Ema Çokun, SPAK kërkoi deklarimin fajtore për veprën penale të pastrimit të parave dhe dënimin me 7 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 4 vite e 8 muaj burg. Prokuroria kërkoi gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.

Pretenca e SPAK do t’i kalojë tashmë për vlerësim Gjykatës së Posaçme, e cila do të marrë vendimin përfundimtar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme