Kronika 13 July 2026, 10:35 Nga VNA

Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

Ndaje në Whatsapp
Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e  Veliaj:

Adela Kondakçiu, bashkëpunëtore e drejtësisë në dosjen Veliaj, një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Ajola Xoxës, paraqiti mbrojtjen e saj para GJKKO.

Përmes një avokati, deklaroi se qëllimi i saj nuk ka qenë përfitimi.

Avokati deklaroi se Kondakçiu ka pranuar të marrë pjesë në aktivitetin kriminal, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Xoxës.

“Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka pasur kosto për transparencën e saj. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë”, deklaroi mbrojtësi ligjor.

Ish-polici i burgjeve, Fatjon Baçi, i cili është marrë i pandehur pasi i dha Erion Veliajt telefonin e tij të bënte telefonata gjatë kohës që po e transferonin nga paraburgimi në Gjykatë, kërkoi një dënim më të butë.

“Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të më japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam pasur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, theksoi avokatja e tij.

Pas kësaj, avokatët kërkuan shtyrjen e seancës gjyqësore për të plotësuar konkluzionet përfundimtare. Prokurorët e konsideruan kërkesën të padrejtë, ndërsa gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 23 korrik.

Për Ajola Xoxën dhe disa të pandehur ështe pranuar gjykimi i shkurtuar dhe po gjykohen veçmas nga Veliaj

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme