Kronika 14 July 2026, 11:03 Nga VNA

GJKKO pranon dëshminë e Halit Valterit në procesin për atentatin e Shkozetit

Ndaje në Whatsapp
GJKKO pranon dëshminë e Halit Valterit në procesin për

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën për pyetjen si dëshmitar të Halit Valterit, në procesin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës. Të dy akuzohen për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku u vra Andi Maloku dhe u plagosën prokurori i Durrësit në atë kohë, Arjan Ndoj, dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi.

Polovina, sipas SPAK, ka qenë në rolin e ekzekutorit në ngjarje, bashkë me Redian Rrajën, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në një proces të ndarë. Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm edhe kreu i grupit, Plarent Dervishaj, i cili ishte në konflikt me Rrumin.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme