Kronika 14 July 2026, 11:42 Nga VNA

Fredi Kokoneshi merret i pandehur, dosja dërgohet për gjykim në GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Fredi Kokoneshi merret i pandehur, dosja dërgohet për gjykim

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është marrë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

Kokoneshi akuzohet se, bashkë me vartësit e tij në Bashki, ka kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar. Tokat rezulton se ishin regjistruar si tokë bujqësore.

Hetimet janë përfunduar dhe dosja është dorëzuar për gjykim në GJKKO.

Shorti ka përcaktuar për shqyrtim në seancë paraprake gjyqtarin Erion Çela.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme