Kronika 18 July 2026, 08:05 Nga VNA

Sherr në familje në Korçë/ 18-vjeçari plagoset në kokë me mjet prerës, arrestohet njerku

Ndaje në Whatsapp

erere.jpg

Një konflikt i çastit brenda një familjeje në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një 18-vjeçari, ndërsa në pranga ka rënë njerku i tij.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:55, në Spitalin e Korçës është paraqitur i plagosur në kokë me mjet prerës shtetasi A. S., rreth 18 vjeç.

Nga verifikimet e para rezulton se i riu është dëmtuar gjatë një sherri për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi për t’iu shmangur Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të 37-vjeçarit. Ai ndodhet në dispozicion të autoriteteve, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme