Kronika 18 July 2026, 10:56 Nga VNA

Ekspertiza e telefonit të Elvis Shkëmbit zgjat edhe me 3 muaj afatet e hetimit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Ndaje në Whatsapp
Ekspertiza e telefonit të Elvis Shkëmbit zgjat edhe me 3 muaj afatet e

Për të dytën herë, Prokuroria e Tiranës shtyn edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dy të arrestuarit, Elvis dhe Gjon Shkëmbi, të cilët akuzohen për vrasjen, në bashkëpunim, të gjyqtarit të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, më 6 tetor 2025.

Prokurorët arsyetojnë se, përpara se të vendosin për përfundimin e hetimeve për xhaxha e nip, duhet të administrojnë dhe analizojnë aktin e ekspertimit të celularit të Elvis Shkëmbit, i cili, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë së gjykatës, rezulton të jetë personi që tërhoqi këmbëzën ndaj gjyqtarit, fill pasi Astrit Kalaja shpalli një vendim kundër tyre.

Prokurorët kanë dyshime se Gjon Shkëmbi është bashkëpunëtor në vrasje, pasi dyshohet se e ka nxitur nipin për të kryer krimin. Për këtë shkak, të dhënat e celularit të Elvis Shkëmbit konsiderohen me rëndësi për të hedhur dritë mbi krimin.

Burimet thonë se prokurorët kanë administruar aktin e ekspertimit të Gjon Shkëmbit, por ai do të analizohet në harmoni me të dhënat e tjera. Hetimet, sipas urdhrit të prokurorit, duhet të përfundojnë më 8 tetor 2026.

Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit, sapo shpalli një vendim kundër familjes Shkëmbi. Ngjarja tronditi sistemin e drejtësisë dhe ngriti çështjen e sigurisë në gjykata.

Ndërsa, lidhur me gjyqtarin e ndjerë, Shoqata e Gjyqtarëve u bën thirrje institucioneve që të përmbyllin sa më shpejt procedurat për njohjen zyrtare të statusit “Dëshmor i Atdheut” për Astrit Kalanë, duke deklaruar se: “Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor për çdo shtetas që vritet në krye të detyrës.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme