Kronika 19 July 2026, 10:27 Nga VNA

Goditet baza e armëve në Durrës, arrestohet 20-vjeçari/ Sekuestrohen kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë

Ndaje në Whatsapp
Goditet baza e armëve në Durrës, arrestohet

Policia e Durrësit ka zbuluar një bazë armatimesh gjatë një operacioni të koduar “Baza”, duke arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar me inicialet E.P., banues në Manzë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe municionesh, si dhe mjete të tjera që dyshohet se shërbenin për veprimtari kriminale.

Burime policore bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se baza shërbente për furnizimin me armë të grupeve kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 pistoleta, 1 armë automatike model 56 (kallashnikov), 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Sipas Policisë, armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë, 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme