Kronika 21 July 2026, 11:52 Nga VNA

Meta i drejtohet Gjykatës së Tiranës, kundërshton mbylljen e hetimeve për kallëzimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Meta i drejtohet Gjykatës së Tiranës, kundërshton mbylljen e

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për disa akuza të rënda, si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në bashkëpunim me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës.

Ai ka kundërshtuar një vendim të prokurorisë, e cila vendosi mbylljen e hetimeve mbi denoncimin e tij për shpërdorim detyre të punonjësve të paraburgimit. Ish-kreu i shtetit kishte bërë kallëzim për mënyrën si është trajtuar dhe se i është penguar komunikimi.

Përmes ankimimit, Meta kërkon nga gjykata ta kthejë çështjen dhe të urdhërojë prokurorin të kryejë hetime të mëtejshme. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Vjollca Spahiu.

Video

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur arkëtarja e Postës Shqiptare në Durrës, Paola Dana, e dyshuar në dosjen hetimore, merr para nga arka. Sipas Prokurorisë, ajo dhe dy zyrtare të tjera dyshohen se gjatë muajve prill-maj 2026 kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj (rreth 700 mijë euro), fonde të destinuara për pensionet dhe ndihmën ekonomike në degët e Shijakut dhe Krujës.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një pilot spanjoll bën shaka me tifozët argjentinas gjatë një fluturimi, duke u thënë fillimisht se Argjentina kishte fituar Kupën e Botës. Pasi njoftoi në altoparlant se donte të uronte “miqtë argjentinas” për triumfin, pasagjerët e veshur me fanellat e Argjentinës shpërthyen në festë, duke u përqafuar dhe brohoritur në korridorët e avionit. Ata nuk kishin akses në internet dhe nuk e dinin ende rezultatin e finales. Pak çaste më vonë, piloti zbuloi të vërtetën me një njoftim të dytë: “Spanja ka fituar.” Atmosfera në avion ndryshoi menjëherë, ndërsa tifozët argjentinas mbetën të shtangur dhe ra heshtja. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa disa media në Argjentinë e kanë cilësuar këtë veprim si një “shaka të sëmurë”.

Ne mund të sjellim dhe Madonën po kemi hallin e protestës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme