Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur në aksin Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Opel, Barjam Kacani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Burime nga Spitali i Lushnjës bëjnë me dije se fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.






















