Bota 17 July 2026, 22:26 Nga VNA

Libi, zbulohet fushë e re nafte me rreth 195 milionë fuçi rezerva

Ndaje në Whatsapp
Libi, zbulohet fushë e re nafte me rreth 195 milionë fuçi

Korporata Kombëtare e Naftës së Libisë ka njoftuar zbulimin e një fushe të re nafte, të quajtur “Eassar”, me rezerva të vlerësuara prej rreth 195 milionë fuçish naftë.

Zbulimi u realizua nga kompania austriake OMV, pas shpimit të pusit B1-106/4 dhe vlerësimit të planit të zhvillimit, i cili konfirmoi se fusha është ekonomikisht e leverdishme për shfrytëzim.

Sipas NOC, fusha e re ndodhet në pellgun Sirte, në Libinë qendrore, një nga zonat më të rëndësishme naftëmbajtëse të vendit, dhe përfshin rezervuarët Sabil i Poshtëm dhe i Sipërm.

Autoritetet libiane bëjnë me dije se fusha pritet të ketë një kapacitet fillestar prodhimi prej rreth 5 mijë fuçi naftë në ditë.

Zhvillimi i projektit do të mbikëqyret nga Kompania e Operacioneve të Naftës Zueitina, një degë e NOC-së, ndërsa afërsia me infrastrukturën ekzistuese pritet të përshpejtojë nisjen e prodhimit.

Zbulimi shihet si një hap i rëndësishëm për rritjen e prodhimit të naftës në Libi, një vend që mbështetet fuqishëm te sektori energjetik. Nafta përbën rreth 90% të të ardhurave të buxhetit shtetëror, ndërsa Libia zotëron rezervat më të mëdha të provuara të naftës në Afrikë.

Aktualisht, vendi prodhon mbi 1.4 milion fuçi naftë në ditë dhe është i përjashtuar nga kufizimet e prodhimit të vendosura nga OPEC.

Video

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur arkëtarja e Postës Shqiptare në Durrës, Paola Dana, e dyshuar në dosjen hetimore, merr para nga arka. Sipas Prokurorisë, ajo dhe dy zyrtare të tjera dyshohen se gjatë muajve prill-maj 2026 kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj (rreth 700 mijë euro), fonde të destinuara për pensionet dhe ndihmën ekonomike në degët e Shijakut dhe Krujës.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një pilot spanjoll bën shaka me tifozët argjentinas gjatë një fluturimi, duke u thënë fillimisht se Argjentina kishte fituar Kupën e Botës. Pasi njoftoi në altoparlant se donte të uronte “miqtë argjentinas” për triumfin, pasagjerët e veshur me fanellat e Argjentinës shpërthyen në festë, duke u përqafuar dhe brohoritur në korridorët e avionit. Ata nuk kishin akses në internet dhe nuk e dinin ende rezultatin e finales. Pak çaste më vonë, piloti zbuloi të vërtetën me një njoftim të dytë: “Spanja ka fituar.” Atmosfera në avion ndryshoi menjëherë, ndërsa tifozët argjentinas mbetën të shtangur dhe ra heshtja. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa disa media në Argjentinë e kanë cilësuar këtë veprim si një “shaka të sëmurë”.

Ne mund të sjellim dhe Madonën po kemi hallin e protestës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme