Bota 18 July 2026, 18:20 Nga VNA

Irani pezullon zbatimin e marrëveshjes me SHBA-në: U shkelën zotimet

Ndaje në Whatsapp
Irani pezullon zbatimin e marrëveshjes me SHBA-në: U shkelën

Irani ka njoftuar pezullimin e zbatimit të angazhimeve të tij në kuadër të memorandumit të fundit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar Uashingtonin se ka shkelur marrëveshjen.

Zv/ministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi se SHBA-ja “ka shkelur dhe pezulluar të gjitha zotimet e saj” në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të arritur në Islamabad.

“Edhe ne kemi pezulluar zotimet tona, nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të angazhuar me mbrojtjen e vendit”, tha Gharibabadi në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars.

Vendimi i Teheranit vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe SHBA-së janë rritur ndjeshëm, me dy vendet që vazhdojnë shkëmbimet e sulmeve në Lindjen e Mesme.

Memorandumi i mirëkuptimit, i ndërmjetësuar nga Pakistani dhe i nënshkruar në qershor, kishte si synim ndalimin e përshkallëzimit ushtarak dhe hapjen e rrugës për një marrëveshje më të gjerë paqeje. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë rikthyer pasigurinë mbi të ardhmen e dialogut mes dy palëve.

Video

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, pasi pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të tij dhe tre të pandehurve të tjerë. Kokoneshi është i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në të njëjtën dosje po gjykohen edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. SPAK i akuzon se kanë shkelur ligjin lidhur me procedurat e dhënies me qira të disa tokave bujqësore për ngritjen e impianteve diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme